E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX fletearrest per ish-ministrin Fatmir Limaj dyshohet per krime lufte

Fatmir Limaj

Prishtine 16 mars 2011 NOA- Ish-ministri i Transportit ne Kosove Fatmir Limaj dyshohet per krime lufte dhe lidhur me kete fakt ndaj tij policia e EULEX-it ka bere gati nje fletearrest.

Fshati Klecke eshte vendi ku dyshohet se Limaj ka kryer veprime te tilla nderkohe qe gjate luftes ai ka drejtuar Brigaden Kumanova.

Ky eshte rasti i dyte ku ai perflitet per akuza te tilla pasi ai u arrestua vite me pare nga autoritetet e Tribunalit te Hages per krime lufte por qe me pas nuk u provuan.

Misioni evropian EULEX nuk i ka konfirmuar zyrtarisht keto informacione por nje fakt i tille perflitet ne mediat Kosovare.

Sipas informatave te fundit ekziston fletarrestimi edhe per Fatmir Limaj ish-minister i Transportit dhe aktualisht deputet e nenkryetar i PDK-se. Sipas fletearrestit ai eshte i dyshuar per krime te luftes ne Klecke njofton Koha.

Ne disa rajone te Kosoves policia e EULEX-it ka arrestuar te merkuren disa persona te dyshuar per krime lufte nderkohe qe i radhes pritet te jete ai i deputetit te PDK-se Fatmir Limaj.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeEULEX Ekziston baza e mjaftueshme per hetimet mbi trafikun e organeveStipe Mesic Serbia duhet ta pranoje se ishte agresorEULEX Rasti Medicus bien akuzat per trafikim dhe krim te organizuarEdhe Ylber Hyses po i ngutetAskush nuk guxon tju rrahe Lidhjearrestua EULEX Fatmir Limaj fletearrest fshati Klecke krime lufte

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›