E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetë vjet ankth për Ritën

Rita Gjergjaj është zhdukur para dhjetë vitesh në SHBA. Policia beson se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Binak Kolë Gjergjaj. Ai është kthyer në Kosovë dhe nuk pranon se e ka kryer vrasjen, megjithëse thotë se e kishte keqtrajtuar të shoqen. Pas disa vjetësh, ai u arrestua. Nga Express më 16 mars 2011 në ora 08:44

Auburn Hills, Michigan (WXYZ) – Para dhjetë vitesh u zhduk një nënë e re nga Birminghami. Policia ishte e mendimit se ajo ishte vrarë dhe theksoi se ka punuar pa pushim gjatë kësaj dekade, për të vendosur para drejtësisë vrasësin e Rita Gjergjajt.

Teknikisht, ende bëhet fjalë për një rast në të cilin personi konsiderohet i zhdukur, ngase trupi i Rita Gjergjajt nuk është zbuluar kurrë. Por policia thotë se nuk ka asnjë mundësi që kjo nënë zemërbardhë është ende gjallë dhe beson se ajo është vrarë gjatë përpjekjeve për të parë fëmijët e saj.

Kjo nuk është ndonjë novelë kriminalistike. Është një dramë traumatike e përditshmërisë, të cilën është dashur ta jetojë gjatë dekadës së kaluar familja e pikëlluar e Rita Gjergjajt.

“Më mungon buzëqeshja e saj... Me fjalë nuk mund të shpjegohen shumë gjëra të saj që më mungojnë - të flas me të, këshillat, çdo gjë”, thotë George Palucaj, vëllai i Ritës. “Pa u ndriçuar rasti, nuk mund të mos mendosh për të. Për çdo ditë e pyet veten se a do të jetë kjo dita, gjatë së cilës do të dëgjosh ndonjë gjë”.

Më 25 shkurt të vitit 2001, nëna 30-vjeçare nga Birminghami parkoi automjetin e saj në parkingun e Auburn Hills Showcase Cinemas. Ajo mendonte se do të shihte fëmijët e saj dhe ish-bashkëshortin, Binak Kolë Gjergjaj.

Por atë mbrëmje, Rita nuk i pa djalin dhe vajzën e saj. As ajo nuk u pa kurrë më. Policia njoftoi se Binak Kolë Gjergjaj të nesërmen u arratis për në Kosovë.

“A është ish-bashkëshorti i Ritës ende i dyshuari juaj numër një?” pyeti hetuesja e Action News, Heather Catallo. “Po, është”, u përgjigj detektivi i policisë në Auburn Hills, Scott Edwards.
Detektivi Edwards thotë se gjatë dhjetë viteve të kaluara ai ka mbushur më shumë se tetë dosje me dokumentacion, duke gjurmuar pa pushim gati 100 persona të ndërlidhur me rastin, duke bërë xhirime telefonike, e madje duke aranzhuar edhe katër intervista përtej oqeanit, në Kosovë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›