E Diel, 1 Nëntor 2026

Apelojne diplomatet europiane Nuk ka vend per dhune

Incidenteve të dhunshme parazgjedhore ambasadori i OSBE-së i përgjigjet duket kujtuar kodin. Eugen Wolfarth, pas një aktiviteti me kryetaren e kuvendit dhe ambasadorin hollandez, i bën thirrje partive veprojnë mbi bazë argumentash dhe jo dhune.

“Të gjitha partitë duhet të luajnë një lojë te drejtë dhe t'i qëndrojnë strikt kodit zgjedhor. Në një fushatë elektorale ka vend për argumente dhe vetëm për argumente. Partitë duhet të bëjnë publike argumentet e tyre pasi përfundimisht nuk ka hapësirë për dhunë” tha Wollfarth.

Ndërsa Henk Van Den Dool, ambasadori i Hollandës, kërkon që deputete të mos jenë thjesht të pranishëm në kuvend, por dhe t’i japin zgjidhje problemee të popullit.

“Që ky parlament të bëhet një institucion funksionues duhet që ata 140 njerëz që zgjidhen nga populli të punojnë për ditë për atë që duhet bërë. Burra e gra të jenë të vendosur jo vetëm për të diskutuar dhe miratuar ligje, por të jenë aty për të zgjidhur vërtet problemet e popullit. Shpresojmë që këtë gjë të mund ta shohim së shpejti” tha Van den Dool.

Van den Dool gjithashtu e quajti të pamjaftueshme praninë 30% të grave në politikë, kuotë e cila nuk zbatohet.

“Unë jam e vendosur për të punuar, për të bashkëpunuar, për të rritur sensibilitetin. Unë kam bindjen e thellë, pavarësisht se çfarë thonë burrat shqiptarë, gratë janë ato që vendosin në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre. Shpejt kanë për të vendosur në komunën e tyre dhe në bashkinë e tyre” tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Dy ambasadorët së bashku me kryetaren e Kuvendit, Topalli inaguruan arkivën e re të kuvendit, një ndër investimet e OSBE-së.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›