EULEX-i, Fried pershendet vendimin e OKB-se

Ndihmessekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried tha per BBC-ne se vendimi i Keshillit te Sigurimit te OKB-se per shtrirjen e EULEX-it ne gjithe Kosoven eshte “nje goditje per ata qe duan ndarjen e saj dhe eshte nje hap per te konsoliduar nje Kosove te bashkuar”.
Ai tha se EULEX-i do te veproje sipas Rezolutes 1244, qe eshte e paanshme ndaj statusit, por efekti i vendosjes se misionit, sipas tij, do te jete konsolidimi i institucioneve te Kosoves.
“Misioni i EULEX-it - tha ai - do te veproje ne nje Kosove te pavarur, te pandare dhe sovrane”.
Fried tha se Kosoves i eshte njohur e drejta sovrane qe ta kundershtoje gjashtepikeshin e OKB-se dhe shtoi se cdo marreveshje ne te ardhmen duhet te negociohet, te diskutohet dhe te konsultohet me qeverine e Prishtines.