Irak:Ushtarët festojnë ditën e falenderimeve

Ushtarët amerikanë në Irak kanë festuar ditën e falenderimeve me një drekë tradicionale me gjel deti. Festimi u bë në kampin usharak amerikan në pjesën jugore të Bagdadit. "Sot ne festojmë ditën e falenderimeve. Ne po e festojmë këtë ditë me vëllezërit tanë ushtarë, duke sjellë këtu pak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që po festojmë sëbashku si një familje", deklaroi kapiteni Emiliano Telado. Megjithëse shumica e ushtarëve janë shprehur të zhgënjyer, pasi nuk festuan me familjet e tyre këtë ditë tradicionale, disa prej tyre thanë se kanë për të bërë falenderime pasi janë akoma gjallë dhe shëndoshë e mirë. "Unë iu uroj të gjithëve gëzuar Ditën e Falenderimeve dhe kthim të mbarë në shtëpi. Çdonjëri këtu në Irak, gjithashtu ka përjetuar një ditë të madhe. Uroj të gjithë familjen time, miqtë e mi dhe të gjithë të afërmit, gëzuar këtë ditë", u shpreh njëri nga ushtarët. Festimet vijnë në të njëjtën ditë, kur parlamenti irakian ka miratuar marrëveshjen e sigurisëme SHBA-në, që iu zgjat trupave amrikane qëndrimin në Irak, deri në fund të vitit 2011.