Irak miraton heqjen e trupave amerikane
Parlamenti irakian ka miratuar ligjin për aprovimin e paktit të shumpërfolur me Uashingtonin, pakt që sanksionon se tërheqja e trupave amerikane nga Iraku duhet të përfundojë në fundin e vitit 2011. Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror irakian. "Anëtarët e parlamentit irakian që përbëhet prej 275 vendesh, kanë miratuar marrëveshjen me 149 vota pro, nga 198 parlamentarë që ishin të pranishëm gjatë seances", ka deklaruar kryetari i parlamentit, Mahmoud al-Mashhadani. Liderët irakianë dhe kleriku më rëndësishëm i i Shiitëve, ajatollahu Ali al-Sistani ishin përpjekur të gjenin një konsensus të gjërë ndërmjet grupeve më të mëdha të besimeve të ndryshme në Irak. Teksa ky pakt pritet të rrisë prestigjin e Kryeministrit irakian Nuri al- Maliki, duke e lejuar atë të vazhdojë bashkëpunimin me forcat amerikane për të luftuar ndaj dhunës në vend. Ndërkohë që miratimi i kësaj marrëveshjeje është përshëndetur edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Ë. Bush. Presidenti amerikan, Bush ka përshëndetur përfaqësuesit e zgjedhur irakianë, pas miratimit nga parlamenti të marrëveshjes historike të sigurisë me SHBA-në.