Obama,Uron ditën e Falenderimeve

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka mbajtur fjalimin e përjavshëm radiofonik të partisë demokratike, që tashmë transmetohet edhe në Youtube, duke deklaruar se Dita e Falenderimeve këtë vit ka ardhur në një kohë të një prove të madhe. "Në këtë festë të Falenderimeve, ne kujtojmë se ringjallja e ekonomisë tonë nuk do të vijë nga politika dhe plane të izoluara, për këtë do të duhet një punë shumë e madhe, do të duhen risi, shërbime, dhe një popull i fortë amerikan", tha Obama nga Çikago, ku ka festuar Ditën e Falenderimeve me familjen e tij.
Presidenti i ri Obama, prezantoi të mërkurën ish-shefin e Rezervës Federale Pol Volker, i cili do të drejtojë një panel të ri këshillues ekonomik në administratën e re, që synon stabilizimin e tregjeve financiare. Ky ishte hapi më i fundit i ndërmarrë për stafin ekonomik të Obamës dhe synon të demonstrojë se administrata e ardhshme e SHBA-së do të përballet fuqishëm me krizën që ka përfshirë vendin, menjëherë pas marrjes së mandatit më 20 janar të vitit 2009. "Kohët janë të këqija. Përpara na presin muaj të vështirë. Por ne mund ta ripërtërijmë kombin tonë, në të njëjtën mënyrë siç kemi vepruar në vitet e kaluara, që kur u festua dita e parë e Falenderimeve, në kohën e presidentit Linkoln. Dhe këtë gjë mund ta arrijmë duke punuar për një horizont të ri mundësish për të gjithë amerikanët", ka përfunduar Barak Obama në fjalimin e tij.