E Diel, 1 Nëntor 2026

MPB-ja merr në menaxhim kampin “Belvedere”

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 19:10

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kanë nënshkruar të martën një memorandum mirëkuptimi për dhënien në shfrytëzim MPB-së kampin “Belvedere” në Frashër. Ky kamp i ishte lënë për shfrytëzim komunës nga KFOR-i francez.

Në bazë të memorandumit të bashkëpunimit, MPB-ja do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e këtij kampi. Përveç shfrytëzimit për nevojat e MPB-së, që po ashtu do të jetë përgjegjëse edhe për sigurimin e kampit, komuna ka mundësi të shfrytëzojë një pjesë të caktuar të kampit për strehimin e rasteve sociale.

Kryetari Kastrati dhe ministri Rexhepi e vlerësuan shumë të rëndësishme mundësinë për shfrytëzimin e këtij kampi, si për nevojat e MPB-së ashtu edhe për nevojat e komunës. Sipas memorandumit të nënshkruar të gjitha shpenzimet për kampin “Belvedere” do t’i bartë MPB-ja.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›