E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX-i cakton 7 gjyqtarë në veri të Mitrovicë

Mitrovicë, 23 gusht – Zëvendësshefi i EULEX-it, Roy Reeve, ka deklaruar se ky mision ka caktuar shtatë gjyqtarë të vet në veri të Mitrovicës.

Gjyqtarët janë caktuar me qëllim që të zvogëlojnë rastet e pazgjidhura, të cilat janë diku rreth 20 mijë. “Kjo ngecje vazhdon të ekzistojë dhe ne kemi arritur vetëm të krijojmë pasqyrën për raste të caktuara. Kjo ka rëndësi të madhe në jetën e qytetarëve në veri”, ka thënë Reeve.

Ai mendon se mosfunksionimi i gjykatave në veri të Mitrovicës, i cili në të vërtetë ka të bëjë me të drejtat e njeriut, transmeton gazeta serbe “Blic”. 

Reeve ka thënë se edhe EULEX-i po bën përgatitje për formimin e këshillave gjyqësor, në të cilat do të jenë gjykatësit nga radhët e shqiptarëve, serbëve dhe të EULEX-it.

Ai ka theksuar se problemet rreth funksionimit të gjykatës në Mitrovicë kanë pasur të bëjnë me gjetjen e gjykatësve të mjaftueshëm të kualifikuar nga radhët e serbëve, si dhe personave të pranueshëm për Prishtinën dhe Beogradin, dhe së fundi problem ka paraqitur edhe kërcënimi e frikësimi ndaj gjykatësve serbë.

“Këto kërcënime nuk kanë qenë nga elementët politikë, por nga ato të krimit, të cilët nuk dëshirojnë të shohin zgjidhje të lëndëve të caktuara penale. Do të ishte sukses nëse ne do të arrinim të eliminojmë këto elemente kriminale, në mënyrë që t’iu lehtësohet jeta qytetarëve”, ka thënë Reeve. 

Gjykata në Mitrovicën e Veriut nuk funksionin me kapacitet të plotë më shumë se dy vjet, përkatësisht që kur njësia e forcave ndërkombëtare, më 17 mars 2008 është futur në ndërtesën e gjykatës, ku disa ditë me radhë kanë protestuar ish-punëtorët serbë të gjykatës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›