E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i dhe sovraniteti

Muaj më parë, në gazetën "Shekulli" (14 prill 2008), kam botuar një analizë të hollësishme me titullin: "UNMIK-u, EULEX-i dhe sovraniteti". Ndër të tjera, aty, vihej në dukje dhe paqartësia e "pakuptueshme" e sjelljes së administratës ndërkombëtare ndaj pretendimit serb për zhvillimin e zgjedhjeve brenda territorit kosovar, edhe pse ishte deklaruar pavarësia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me vendet më të fuqishme të botës.

Diku në rreshtat e kësaj analize, midis të tjerash kam theksuar: "Atëherë ç'po ngjet? Akoma me ambiguitete! A mund të pohohet se zgjedhjet serbe në veri të Kosovës kanë përplasur BE-në me UNMIK-un? Në pamje të parë edhe mund të lexohet ashtu. Por kjo është vetëm në dukje, dhe brenda "sjelljes" okëbëiste. Për më tepër, kur mbijetesa e UNMIK-ut lidhet ngushtë me rezolutën 1244, që nevojitej të mbyllte një krizë, por që rezultoi shumë shpejt penguese e frenuese në ecurinë institucionale-administrative e social-ekonomike të Kosovës. Ajo po përbën dhe ngërçin e sotëm në transferimin e shpejtë të pushtetit në Kosovën e pavarur"...

Dhe pak më poshtë, nisur nga ngjarjet e kësaj periudhe, kam qartësuar: "Sipas përfaqësuesit të lartë të BE-së, Javier Solana, misioni i BE-së në Kosovë, EULEX-i, do të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës. Në fjalën e mbajtur në Parlamentin Evropian, paralelisht me këtë temë, ai është shprehur dhe për rëndësinë e zgjedhjeve në Serbi. Në këtë kuadër, ai ka theksuar se "duhet pritur për të parë sesi do të zhvillohet situata e përgjithshme ndërmjet 11 majit dhe 15 qershorit". Sipas tij, pas zgjedhjeve në Serbi, çast vendimtar do të jetë 15 qershori "kur do të hyjë në fuqi kushtetuta e Kosovës". Deri atëherë, në Kosovë, "përgjegjësinë e plotë" do ta ketë UNMIK-u, ndërsa EULEX-i do të veprojë në shërbim të ruajtjes së paqes, rendit dhe ligjit, në të gjithë territorin e Kosovës, ka thënë Javier Solana. Po ashtu, në përgjigje të disa keqkuptimeve e reagimeve, ai ka shtuar më vonë se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk do të kenë kurrfarë ndikimi aty, ato nuk kanë vlerë juridike në Republikën e Kosovës. Madje, sipas zyrës së Solanës në Prishtinë "zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë zgjedhje të huaja dhe ilegale dhe ato nuk prodhojnë efekte juridike dhe si të tilla janë të pavlershme"...

Duke konstatuar në atë shkrim një sjellje sa "elastike-kontradiktore", po aq dhe kaotike, unë kam shtruar dhe pyetjen: " Por, atëherë, pse lejohen të bëhen këto zgjedhje? Thjesht për "iluzion" reformatorësh dhe qetësim shpirtrash, apo për shmangie trazirash serbe në zonën veriore! Sidoqoftë, zvarritjet jo patjetër janë efektive!". Dhe pak më poshtë: "...një shqetësim i dukshëm është aktualisht dhe transferimi sa më i shpejtë i pushtetit të plotë tek udhëheqja kosovare. Nuk mund të vazhdohet me këtë paqartësi kompetencash e "autoriteti"! Për më tepër, nuk mund të ketë ecje të shpejtë përpara, zhvillim e konsolidim, me autoritete të ndryshme pushteti, pavarësisht peshës kohore përkatëse. Madje, deri dje të ndarë në dysh (midis udhëheqjes kosovare dhe UNMIK-ut) dhe aktualisht të ndarë në tresh (midis udhëheqjes kosovare, UNMIK-ut dhe EULEX-it). Kjo veçse mund të ulë ritmin e njohjes së pavarësimit të Kosovës nga shtete të tjera, në kontinente më të largëta. Aq më tepër që dhe fqinjët tanë, jo vetëm e vonojnë këtë njohje, por sajojnë dhe incidente "trashanike" brenda nesh!...

Në fund të fundit, nuk mund të pezmatohet më populli i Kosovës (të paktën 90% e tij) në gëzimin dhe energjinë e pavarësimit. Apo më keq, të vonohet akoma ai në proceset e veta demokratike, thjesht për "hallet" apo "sëmundjet" anakronike, nacionaliste e kolonialiste, të Serbisë. Dhe mbi të gjitha, populli i Kosovës, me sjelljen e vet korrekte, përfshirëse e tejet demokratike, nuk mund të vazhdojë të paguajë më me vonesa, me vetë kohën e tij të çmuar, progresin social-ekonomik dhe proceset integruese. Dhe kjo thjesht dhe vetëm për të "ndihmuar" forcat e ashtuquajtura demokratike dhe properëndimore në Serbi, qofshin këto dhe procese të stisura zgjedhore! Apo për të mbajtur në proces mirëkuptimi edhe Rusinë, ndërkohë që ajo, duke luajtur midis "kartës" së naftës dhe asaj të së drejtës ndërkombëtare, me politikën e vet tradicionale e pansllavike, vazhdon ta mbajë pezull nxjerrjen në KS të një rezolute pa ngërç për Kosovën e pavarur!... "

Duke i rilexuar edhe njëherë këto mendime, kam bindjen e plotë që kam pasur të drejtë në analizën e asaj kohe. Po këtë bindje më krijon, aktualisht, dhe qëndrimi "fleksibël" nën një trysni ruse-serbe, i sintetizuar në raportin "diplomatik" të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Ky pozicionim, në një mënyrë apo tjetrën, do të mishërohet këto ditë dhe në raportin e Ban Ki Moon-it mbirikonfigurimin e pranis ndrkombtar civile n Kosov. Bile, sipas tij, ka tashm marrëveshje të mjaftueshme që misioni EULEX të marrë shumicën e autorizimeve, q aktualisht mbahen ligjrisht nga UNMIK-u. Dshmi e mbështetjes së ktij veprimi sht dhe pohimi i shefit t diplomacisë evropiane, Javier Solana, pas takimin me Ban Ki Moon-in. Për Solanën, publikimi i ktij raporti do t mundsoj vendosjen e plotë të misionit t BE-s, n fillim t dhjetorit.

Por, pavarësisht nga ideja fillestare e EULEX-it, vetoja ruse e ka bërë shumëmë të "lustruar" raportin e Ban Ki Moon-it ndaj vicklave të vazhdueshme e "fitimprurëse" të diplomacisë serbe. Bile, deri diku, plani 6 pikësh shpreh një lloj rikthimi apo riciklimi të procesin politik, të ngjashëm me atë të "Legjendës së Rozafës". Parë në këtë këndvështrim, pikat e këtij raporti do të vazhdojnë të ushqejnë apo të respektojnë dy realitete t ndryshme brenda territorit t Kosovs:At t krijuar pas shpalljes së pavarësisë, të bazuar tek sistemi kushtetues-juridik (i brendshëm) dhe at t krijuar nga institucionet paralele serbe (t ushqyera nga Beogradi), që ka shumë mundësi që të vazhdojnë të ruhen në kuadër të rezolutës apo raportit përkatës (ndërkombëtar). Dhe ky do të ishte ngërçi i radhës i Kosovës së sotme apo të nesërm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›