E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i heton per te gjetur vrasesit e policit

Zyrtare te misionit EULEX thone se ata akoma jane duke zhvilluar hetime per te gjitha ngjarjet qe ndodhen gjate muajve te shkuar ne veri te Kosoves dhe jane te bindur se te gjithe pergjegjesit qe shkaktuan trazira do te perballen me drejtesine. Misioni EULEX tashme ka nje urdher arrest per gjashte persona qe te gjithe pjesetar te komunitetit serb. Ata dyshohen per vrasjen e policit kosovar Enver Zymberi gjate aksionit te policise se Kosoves per marrjen nen kontroll te dy pikave kufitare me Serbine me 26 korrik te ketij viti.

Zedhenesi i misionit EULEX Blerim Krasniqi thote per DW se keto urdher arreste tashme jane leshuar edhe nga Interpoli. Me kerkese te prokuroreve te EULEX-it dhe atyre vendore nga qarku i Mitrovices Interpoli ka leshuar urdher-arrest nderkombetar per gjashte te dyshuar ne rastin e vrasjes se nje zyrtari te Policise se Kosoves me 26 korrik. Te dyshuar jane Ratomir Bozovic Dushan Jovanoviq Radomir Kasalovic Radovan Radic Milovan Vlaskoviq dhe Sllobodan Vucinic thote zedhenesi Blerim Krasniqi. Sipas tij ky urdher-arrestet nderkombetare jane miratuar nga gjyqtaret e EULEX-it sepse besohet se te dyshuarit jane jashte vendit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Konflikt kufitar Kosove- Serbi

Edhe ministria e puneve te brendshme e Kosoves krahas misionit EULEX zhvillon hetimet e per ngjarjet ne veri te Kosoves mirepo nuk eshte ne gjendje te ndermarre ndonje aksion te njeanshem pasi serbet e veriut vazhdojne te mbajne te barrikaduara rruget per pjesetaret e misionit EULEX dhe ata te policise se Kosoves.

Ministri i puneve te brendshme Bajram Rexhepi thote per Deutsche Wellen se mbetet i perkushtuar qe ne veri te zbatohet rendi dhe ligji dhe njerezit qe kane bere vepra kriminale per te cilat ka aktakuza dhe fletarrestime te vihen para drejtesise. Mirepo sipas tij tash per tash ministria e brendshme e Kosoves nuk do te ndermarre veprime te njeanshme ne veri pa u koordinuar me KFOR-in dhe misionin EULEX. Ministria tash per tash nuk ka ndonje plan te vecante cdo gje eshte e koordinuar me KFOR-in dhe misionin EULEX dhe pavaresisht qe na obligon Kushtetuta dhe ligjet e Kosoves ne nuk ndermarrim veprime te njeanshme per arsye se duhet te jemi korrekt edhe ndaj miqve nderkombetare thote ministri Bajram Rexhepi.

Sipas ministrit Rexhepi te dyshuarit per vrasjen e policit Enver Zymberi dyshohet se jane strehuar ne Serbi dhe Mal te Zi dhe sipas tij eshte obligim i ketyre dy vendeve qe ti arrestojne ata dhe ti dorezojne te organet kosovare te drejtesise.

Nderkohe njeri nga te dyshuarit serb qe kerkohet nga interpoli Ratomir Bozhoviq kete jave dha nje interviste per te perditshmen serbe Vecernje Novosti duke mohuar te kete pasur gisht ne vrasjen e policit kosovar Enver Zymberi. Nuk kam asnje lidhje me vdekjen e policit Enver Zymberi por me duhet te strehohem per faktin se une dhe familja ime jemi ne shenjester tha per Vecernje Novistin Ratomir Bozhoviq. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift KFOR heq barrikadat serbe

Nderkohe Ramadan Qehaja ekspert i ceshtjeve te sigurise thote per Deutsche Wellen se pa nje aksion policor qe do te rezultonte me shperberjen e strukturave paralele serbe ne veri te Kosoves nuk mund te vendoset rendi dhe ligji. Ne fund te fundit nese lejohet qe autoritetet e Prishtines te veprojne ashtu sic bene deri tash ndersa strukturat paralele te vazhdojne veprimtarine e tyre atehere nuk eshte bere asgje. Se pari duhet vepruar me shperberjen e strukturave paralele ne menyre ligjore dhe ne kete menyre ata nuk do te mund te benin presion mbi popullaten lokale serbe ne veri e cila ne shumice eshte per nje bashkejetese thote Ramadan Qehaja.

Ne veri te Mitrovices dhe ne tri komunat e tjera te veriut te Kosoves te banuara me shumice serbe Leposaviq Zvecan e Zubin-Potok Kosova nuk ka mundur ta shtrije autoritetin e vet kushtetues prej me shume se tri vjetesh qe kur u shpall pavaresia e Kosoves. Ne kete pjese banoret serbe perfaqesohen nga persona qe jane zgjedhur nga zgjedhjet lokale te organizuara nga Serbia dhe nuk njohin autoritetin e Prishtines. Keto zgjedhje dhe keta te zgjedhur serb cilesohen te paligjshem nga Prishtina zyrtare dhe nga prania nderkombetare ne Kosove megjithese per zhbllokimin e rrugeve ne veri KFOR-i dhe misioni EULEX vazhdimisht zhvillon biseda me ta.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›