Komunistet duke u shtuar ne Rusi

Me grushtin te mbledhur dhe veshtrim te vendosur ka dale Gennadij Sjuganow ne nje poster zgjedhor te partise se tij Komuniste. Ne sfond shihet nje impiant industrial ne krah shkrimi Ne kujdesemi qe vjedhjet te kthehen mbrapsht Ky eshte mesazhi kryesor i programit zgjedhor me te cilin komunistet e Rusise duan te marrin pike ne zgjedhjet parlamentare te 4 dhjetorit.
Me te vjedhur kihet parasysh atdheu i vjedhur Bashkimi Sovjetik i cili u shperbe 20 vjet me pare. Ne programin e tyre zgjedhor komunistet kerkojne bashkimin e popujve vellezer. Pervec kesaj ata kerkojne te kthejne mbrapsht pasurite e vjedhura. Dege te tera te ekonomise duhet te shtetezohen serish. Komunistet duan po ashtu te kthehet politika sociale sovjetike. Ata premtojne nder te tjera arsim dhe kujdes mjekesor falas.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Manifestimet e 1 majit Rusi
Partia Komuniste e Federates Ruse KPRF u krijua ne vitin 1990 nga anetaret e Partise Komuniste te Bashkimit Sovjetik KPdSU te cilet ishin kunder reformave te ish kryetarit te partise ne ate kohe Michail Gorbatschow. Pas perpjekjeve per te organizuar ne gusht te 1991-it puc kunder presidentit sovjetik Gorbatschoe presidenti rus Boris Jelzin ndaloi si Partine e re Komuniste te Federates RuseKPRF ashtu edhe ate te Bashkimit Sovjetik KPdSU
Por ne vitin 1993 KPRF u krijua nga e para. Deri ne vitin 2003 kjo parti kishte fraksionin me te madh ne Duma. Qe nga ajo kohe parlamenti rus dominohet nga partite qe jane afer me Kremlinin dhe me Vladimir Putinin.
Forca e vetme opozitare ne Parlament
Premtimet e komunisteve shihen mire tek popullsia. Sipas sondazheve te fundit KPRF mund te marre ne zgjedhjet parlamentare qe pritet te mbahet deri ne 17 perqind te votave duke e permiresuar rezultatin e 2007-es me rreth 5 perqind. Partia do te ishte serish forca e dyte me e madhe e Dumes.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Demostrata ne MoskeAlexej Graschdankin nga Instituti i pavarur moskovit Lewada mendon se ekzistojne disa arsye per popullaritetin e komunisteve. Atmosfera e pergjithshme ne vend nuk eshte shume optimiste si gjate zgjedhjeve te fundit parlamentare me 2007-en thote sociologu rus. Kriza ekonomike ka lene gjurme edhe ne vendim me siperfaqe me te madhe te botes. Partite opozitare jo vetem ato komuniste kane tani me shume mbeshtetje. Pervec kesaj ne zgjedhjet e dhjetorit do te marrin pjese me pak parti sqaron Graschdankin. Partia Agrare nuk merr me pjese. Ajo kishte zgjedhes se njejte si komunistet Zgjedhesit e saj do tia japin tani voten komunisteve.
Ekziston edhe nje arsye tjeter pse gjithnje e me shume zgjedhes duan tia japin voten e tyre komunisteve. Ato jane vota proteste kunder partise ne pushtet te Putinit Partise per Rusine e Bashkuar. Prek vitesh KPRF eshte e vetmja parti e vertete opozitare ne parlamentin rus. Partite e tjera si pershembull populistet e djathte te demokrateve liberale jane besnik te Kremlinit.
Parti e nostalgjikeve sovjetike
Edhe ne Rusine e sotme mund te shohesh cilet jane idhtaret e komunisteve kur sheh cdo vit me 7 nentor pervjetorin e Revolucionit te tetorit. Shumica jane pensioniste qe dalin me flamuj te kuq ne rruge. Faktikisht baza e partise duhet te ishte zvogeluar sepse nostalgjiket e Bashkimit Sovjetik jane duke vdekur me kalimin e kohes. Por po ta shohesh thote sociologu Graschdankin veren se partise po i vijne idhtare te rinj. do vit njerez te tjere mberrijne ne moshen e pensionit dhe per shumicen e ruseve kjo eshte nje kohe e renies sociale shpjegon ai. Ata jane njerez qe e kane kaluar pjesen me te madhe te jetes ne Bashkimin Sovjetik dhe e vleresojne sistemin social socialist per me te drejte nga pikepamja sociale.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dita e Revolucionit RusiKomunistet ruse jane te bindur se socializmi nuk ka vdekur. Ne krizat e vazhdueshme globale ekonomike ata shohin konfirmimin e kritikes qe ata i bejne kapitalizmit dhe duan te mesojne nga vende si Kina. Nga ana tjeter kryetari i partise Sjuganoe theksoi gjate vizites se tij ne muajin tetor Une mendoj se nga ne nuk duhet patur frike. Nuk do te kete shpronesime. Ne jetojme ne nje kohe tjeter.
Ka kohe qe edhe komunistet kane ardhur ne Rusine post-komuniste. Ne listat e tyre te zgjedhjeve ndodhen edhe biznesmene te kamur qe terhiqen me shume nga interesat ekonomike se sa nga ato ideologjike. Per ta le ta shtrengoje grushtin Sjuganoe sa te doje. Komunistet kane pasur veshtiresi te medha te gjejne motivin e zgjedhjeve thote Graschdankin.
Autor Roman Goncharenko/ Aida Cama
Redaktoi Esat Ahmeti