E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shume para ne arken e shtetit

Ne samitin e G20-es ne Kanen franceze ministri gjerman i Financave dha lajmin e mire deri ne fund te vitit 2015 shteti gjerman do te kete ne arken e tij gjithsej 395 miliarde euro me shume. Keshtu kane llogaritur vleresuesit e taksave ne takimin e tyre treditor me dyer te mbyllura ne Halle. Vetem per kete vit mund te llogaritet nje plus prej rreth 16 miliarde eurove ne krahasim me vleresimin e fundit te bere ne muajin maj. Ministri  i Financave Wolfgang Schuble natyrisht qe i gezohet ketij lajmi por nuk habitet nga rezultati Kjo korrespondon me rrjedhen e koniuktures - ne gjysmen e pare te vitit 2011 nga java ne jave kane ndryshuar parashikimet per zhvillimin e rritjes ekonomike.

Keto ndryshime kane ndodhur fale zhvillimit konkuturor dhe me te renies se shkalles se papunesise. Por shtrohet pyetja a do te vazhdoje te mbetet keshtu Rritja ekonomike aktualisht gati se eshte ndalur dhe duke pasur parasysh krizen financiare ekonomistet parashohin nje renie edhe per vitin e ardhshem. Prandaj rritja e te ardhurave tatimore sqaron Schuble duhet te shihet thjesht si nje lehtesim per ristrukturimin e borxhit te ri.  Keshtu qe liri te medha veprimi nuk do te kete ne buxhet. Vleresimi i tatimit konfirmon se eshte shume e mire qe ne prej fillimit te periudhes legjislative kemi udhehequr nje politike shume te qendrueshme fiskale. Ne do te vazhdojme kete kurs tha ministri. Bildunterschrift

Vlen parimi i kangurit

Nje qendrim me te cilin pajtohet plotesisht edhe kolegu i partise se Schables dhe sekretar shteteror ne ministrine e Financave Steffen Kampeter.  Ne menaxhimin e metejshem te buxhetit duhet te respektohet parimi i kangurit qe do te thote Me nje xhep te zbrazet nuk jane te mundshme kercime te medha. Une besoj se cdo devijim nga objektivat tane per konsolidim duke pasur parasysh debatin mbare-evropian do te rezultoje me mesazhe te gabuara. Gjermania kerkon nga shume vende te tjera ne Evrope disipline ne buxhetet shteterore dhe per kete arsye ajo duhet sigurisht te vazhdoje te jete shembull per te tjeret me sjelljen e saj thote Kampeter.

Autorin Sabine Kinkartz / Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›