E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu ne kerkim te nje qeverie koalicioni- Opozita kunder

Pas nje treleri politik triditor dhe nje historie mbijetese politike proverbiale dita e sotme e gjen kryeministrin grek Jorgos Papandreu serish protagonist te zhvillimeve politike ne krye te qeverise jo per te qeverisur por per te strukturuar nje qeveri te re te nje konsensusi me te gjere politik. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje ilustruesePak pas mesnate kabineti i tij mori votebesimin ne parlament me te gjitha votat e grupit te tij parlamentar. Qeverise i dhane votebesim 153 deputete dhe vote negative 143 nga te 298 deputetet te pranishem deklaroi kryetari i Parlamentit Filipos Pecalnikos dhe salla shpertheu ne duartrokitje nga deputetet socialiste qe ishin bindur me pare nga kreu i tyre Papandreu me nje fjalim prej 45-minutash dhe me tone emocionale se  qe sot fillon konsultimin me partite e tjera per krijimin e  qeverise se re pa qene e nevojshme qe te kryesohet prej tij. Me aktet e mia dua te dergoj nje mesazh te qarte qe shpresoj se do te simbolizojne nje imazh dhe kulture tjeter ne jeten politike te vendit tha Papandreu i cili theksoi se kurre nuk kam pare politiken si profesion  dhe nuk bej lojera duke iu pergjigjur keshtu dhe rebeshit te kritikave te gjithe ketyre diteve edhe nga deputetet te tij se eshte i mberthyer pas karriges se pushtetit.

Nje mandat dhe karriere politike me thyerje tabush

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikePapandreu beri bilancin e dy viteve te kabinetit te tij me reforma te dhimbshme  por te nevojshme per evitimin  e falimentimit te vendit por edhe me novacione universitetet jo shteterore transparenca afrimi greko-turk depenalizimi i droges per te cilat u etiketua sikurse tha  si i papergjegjshem antigrek dhe aventurier.  Jo te gjitha keto nuk ishin aventurizem tha Papandreu i cili duke iu referuar gjeresish dhe karrieres se tij politike te lidhur ngushte me traditen familjare ne sherbim te demokracise  foli per thyerjen e tabuve por edhe faqen e re qe kthen vendi.

Qeveri provizore deri ne fund te shkurtit dhe me prioritete te qarta

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto ministri Evangelos VenizelosDuke perjashtuar edhe nje here zgjedhjet e parakohshme si katastrofale Papandreu iu referua gjeresisht prioriteteve te kabinetit te ri qeveritar qe nga kurorezimi i bisedimeve  me troiken per livrimin e kestit te 6-te prej 8 miliarde eurosh dhe marreveshjen e re te kreditimit  dhe deri te arritja e nje kompromisi  per ceshtjen e emrit te Maqedonise apo kerkimet e naftes ne detin Egje. Prioritete qe tingelluan si shume ambicioze per nje qeveri provizore qe sic theksoi qarte ministri i Financave Evangjellos Venizellos do te kete mandat deri ne fund te shkurtit te vitit tjeter kur vendi do te kete mbyllur te gjitha ceshtjet pezull me troiken dhe do te  mbahen zgjedhjet.

Samaras nuk marr pjese dhe e vetmja zgjidhje jane zgjedhjet

Nje kabinet i tille eshte i papranueshem nga opozita e djathte e Andonis Samaras i cili me nje deklarate te shkurter ne media ishte kategorisht kunder pjesemarrjes ne te Zoti Papandreu hodhi poshte propozimin tone ne teresi. Pergjegjesite qe merr persiper jane tejet te medha.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Antonis Samaras E vetmja zgjidhje jane zgjedhjet deklaroi kreu i opozites se djathte e cila nje dite me pare ne kulmin e presingut evropian dhe te krizes politike ishte treguar e gatshme te marre pjese ne nje qeveri te shpetimit kombetar me kusht qe te jete provizore disa javeshe te ratifikoje marreveshjen e re te kreditimit dhe te coje vendin normalisht ne zgjedhje te parakohshme. Tani me refuzimin e saj vihet ne pikepyetje serioze formimi i nje qeverie te konsensusit kombetar te arritur ne vende te tjera si Portugalia apo Spanja dhe aq te nevojshme per Greqine ne buze te gremines duke traumatizuar edhe nje here imazhin e klases politike greke ne syte e partnereve si e papafte per te krijuar qeveri koalicioni. Ne qofte se do te mungoje Demokracia e Re e kuptoni qe e gjithe perpjekja do te jete e cunguar nenvizoi kreu i partise nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullos Jorgos Karaxhaferis i cili  kerkoi nje qeveri politike dhe jo teknokratesh  dhe  drejtoi edhe nje here apel dramatik per bashkeveprim qe  te shpetoje Greqia.

Ne pikepyetje krijimi i qeverise se konsensusit kombetar qe hidhet poshte dhe nga e majta

Veshtiresite per krijimin e nje qeverie konsensuale ngjajne gati te pakapercyeshme dhe mbetet te shihet ne se do te arrihet vetem me pjesemarrjen e dy partive te vogla te spektrit te djathte te Demokracise se Re dhe te Alarmit Ortodoks Popullor kreu i  te cilit Karaxhaferis e kushtezon me levizjet qe do te beje Papandreu. Se e majta e percaktoi vendin e saj perballe qeverise dhe ne sheshe ne manifestime sic beri edhe dje 04.11. para parlamentit dhe ne Selanik per te shfuqizuar kursin e masave shtrenguese dhe per te kerkuar zgjedhje.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolike Keni nevoje per nje qeveri koalicioni se keni per te marre masa me te egra nga ato qe keni marre deri me sot deklaroi kryetarja e Partise Komuniste Alega Papariga e cila kerkoi qe tu jepet fund shantazheve per kestin dhe mbetjen ose jo ne eurozone. Populli grek nuk duron me shpetim te nje loji te tille deklaroi krei i partise se majte SIRIZA Aleksis Cipras dhe kerkoi zgjedhje  dhe mandat te ri popullor permes  te cilit te dale dhe nje qeveri koalicioni me konvergime programatike.

Ne keto kushte mbetet te shihet  se sa shumepartiake do te jete qeveria e re dhe nese do te kete per kryeminister ministrin aktual te Financave Evangjallos Venizellos sic perflitet. Topi gjithsesi eshte ne fushen  e kreut te opozites Andonis Samaras qe do te gjendet para nje presingu te madh politik nga brenda  dhe jashte Greqise per te marre pjese ne koalicionin qeveritar.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›