E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveri kalimtare apo zgjedhje te reja - Rritet presioni ndaj Berluskonit

Gazeta e Romes La Repubblica shkruante diten e premte 4.11. per nje termet qe ka filluar te bjere brenda partise se Berluskonit PdL Njerezit e Liritse sipas llojit te shpetoje kush te mundet. Gazeta pershkruan ne kete menyre fundin e afert te qeverise se Berluskonit. Sepse ne Dhomen e Deputeteve te Parlamentit italian kryeminisri e ka humbur shumicen absolute.

Te enjten ne mbremje 3.11. dy deputete te partise se Berluskonit PdL dhane doreheqjen. Ata shkuan ne partine opozitare te qendres UdC. Presidenti i tyre Rocco Buttiglione thote Berluskoni nuk ka me shumicen. Dhe duke patur parasysh gjendjen e vendit disa deputete kane filluar te mendojne dhe te ndryshojne qendrimin. Bildunterschrift Protesta ne Itali

Pervec kesaj nje deputet i trete deklaroi se do te votoje kunder paketes anti-krize te Berluskonit. Presidentja e partise opozitare Demokratike Rosy Bindi kerkon doreheqjen e Berluskonit Nese Berluskoni nuk e ben kete hap te fundit ne nderim te vendit te tij atehere parlamenti do te reagoje. Si pasoje do te ndodhe ajo qe kerkohet prej kohesh ose qeveri kalimtare ose zgjedhje te reja.

Pervec kesaj tani ka patur sqarime edhe per nje leter te deputeteve te PdL-se drejtuar kryeministrit Bersluskoni. Per kete leter proteste njoftoi nje jave me pare agjencia e lajmeve ANSA. Deputetet i kerkonin Berslukonit doreheqje duke kercenuar se nese ky nuk e ben atehere partia ne pushtet nuk do e mbeshtese me. Megjithate deputetet nuk guxuan te benin publik emrat e tyre keshtu qe Sekretari i Pergjithshem i PdL-se Angelino Alfano tha Kur marrim nje leter me kete permbajtje ne merremi me te. Por une nuk mund te komentoj dokumenta qe nuk ekzistojne per te cilat flasin vetem agjencite e lajmeve. Sepse behet fjale per letra anonime pa nenshkrim.

Nderkohe eshte konfirmuar se gjashte parlamentare e kane nenshkruar letren nderkohe. Deputeja Isabella Bertolini eshte nje prej tyre. Ajo i tha stacionit televiziv shteteror RAI Ne nuk jemi rebele anonime por jemi ne fakt besnik te Berluskonit por tani duam ti japim atij nje mesim.Bildunterschrift Protesta ne Itali

Nese keto kercenime te bera ne leter kthehen ne realitet atehere qeveria e Silvio Berluskonit eshte ne fund. Shumica e tyre ne Dhomen e Deputeteve morri ne votimin e fundit 316 nga 630 vendet. Megjithate duhet thene se ne ate kohe mungonin disa deputete te opozites. Massimo Corsaro nenkryetar i fraksionit te PdL-se ne Dhomen e Deputeteve deklaroi me optimizem ne nje interviste televizive Une besoj se per koleget qe kane nenshkruar kete leter dihet publikisht se jane te lidhur mire me kete parti dhe se kane lidhje personalo- politike me kryeministrin Berluskoni. Prandaj une shpresoj qe ata te ndryshojne pozicionin e tyre ne dhenien e votave.

Corsaro nuk duhet te prese shume per te sqaruar situaten sepse votimi tjeter do te ndodhe shpejt. Ne takimin e nivelit te larte te G-20 Berluskoni njoftoi ne Kane se do te bashkoje votbesimin per qeverine e tij me votimin e masave te kursimit. Ky lloj votimi mund te zhvillohet brenda 15 diteve.

Autor Stefan Troendle/ Aida Cama

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›