Kosovë, koalicioni qeverisës në duart e Ramush Haradinajt

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka mbetur në duar e Ramush Haradinajt pasi PDK-ja, që pritet t`i fitojë zgjedhjet që ende nuk kanë përfunduar, krahas AKR-së dhe minoriteteve, po këmbëngul që në koalicionin e ardhshëm qeverisës ta ketë edhe AAK-në.
Sipas mediave kosovare bazuar ne rezultatin e deritanishëm, ka gjasa që PDK-ja të mos arrijë të bëjë koalicionin qeverisës vetëm me AKR-në e me minoritete, por edhe nëse do të arrinte, koalicioni do të ishte i brishtë dhe i paqëndrueshëm,.
Sipas tyre konsultimet e faktorit ndërkombëtar dhe të zyrtarëve të PDK-së me udhëheqësit e AAK-së nuk kanë munguar.
Mediat gjithashtu theksojnë se AAK-ja e Haradinajt nuk është e gatshme të hyjë në koalicion me PDK-në e Thaçit, përderisa nuk e ka një miratim të tillë nga lideri i saj, i cili gjendet në Tribunalit e Hagës në rigjykim.