EULEX-i konsultohet me Brukselin
Autoritetet kosovare i kanë shpallur të mbyllura bisedimet për çështjen e protokollit, që ka nxitur shumë reagime. Ato kanë thënë se Kosova nuk merr përgjegjësi për asnjë çështje për të cilën nuk vendos vetë.
Korrespondetja e BBC-së në Prishtinë, Violeta Hyseni bisedoi me zëdhënësen e EULEX-it në Prishtinë, Karin Limdal, dhe fillimisht e pyeti se cilat ishin rezultatet e takimit të përfaqësuesve të BE-së me udhëheqësit kosovarë për çështjen e protokollit, që u zhvillua të enjten.
Limdal: Ne kemi vazhduar bisedimet për të gjetur pika të përbashkëta lidhur me çështjen e marrëveshjes teknike. Pieter Feith dhe Yves de Kermabon tani do ta njoftojnë Brukselin dhe vendet anëtare për rezultatet e këtij takimi dhe ne do të presim reagimin e shteteve anëtare. Sapo të kemi diçka ne do t'ju informojmë.
BBC: Pra, ju po i kërkoni udhëzime Brukselit se si të veproni tani?
Limdal: Siç e dini, ne jemi dërguar këtu nga 27 vendet anëtare dhe ne gjithnjë u raportojmë atyre. Ato janë zinxhiri ynë komandues dhe duhet të jenë të informuara për këtë takim.
BBC: A ka hapësirë për kompromis?
Limdal: Mendoj se kjo është pyetje që duhet t’i bëhet Prishtinës. EULEX-i beson te kompromisi dhe prandaj ne po mundohemi të gjejmë pikat e përbashkëta. Për punën e EULEX-it është shumë e rëndësishme që të gjejmë zgjidhje, pasi të kemi bërë marrëveshje teknike për shkëmbim informacionesh jo vetëm me Beogradin, por edhe me vendet tjera të rajonit. Siç e dini, ne kemi bërë më herët marrëveshje edhe me kryeqytete të tjera në rajon. Ne jemi shumë të hapur për kompromis. Qëllimi ynë është që të gjejmë zgjidhje, sepse ne kemi nevojë për shkëmbim të informacioneve.
BBC: Zonja Limdal, a mund të ndryshohet drafti i protokollit nëse Prishtina këmbëngul në këtë?
Limdal: Siç e thashë, jemi në konsultime të ngushta me Prishtinën. Këtë po e bëjmë që prej disa ditësh. Kjo çështje është në tryezën e bisedimeve, që domethënë se mund të bëhen lëshime, se mund të përpiqemi për të gjetur zgjidhje.
BBC: A po e shqyrtoni mundësinë që të përfshini edhe Prishtinën në bisedimet me Beogradin për këtë protokoll?
Limdal: Siç e thashë, të gjitha opcionet janë në tavolinë kur ka bisedime të hapura në përpjekje për të gjetur pikat e përbashkëta. Unë nuk dua të spekuloj se çka mund të ndodhë. Për ne është e rëndësishme të gjejmë një zgjidhje që do të na mundësonte shkëmbimin e informacioneve. Në çfarë mënyre do të bëhet kjo, është më pak e rëndësishme.
BBC: Pse për EULEX-in është me rëndësi të nënshkruajë protokollin dhe të forcojë bashkëpunimin me Serbinë, në qoftë se Prishtina nuk është e përfshirë në këto bisedime?
Limdal: Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Beogradin, kjo ka të bëjë edhe me aktorët e tjerë në rajon. Kur bëhet fjalë, për shembull, për krimin e organizuar, ai nuk njeh asnjë kufi apo vijë kufiri. Në këtë aspekt, krimineli i mbart aktivitetet e tij përtej kufijve. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të kemi marrëveshje teknike edhe me vendet tjera në rajon dhe, siç e dini, EULEX-i ka kompetenca ekzekutive për krimet serioze, siç është krimi i organizuar.
BBC: Kjo do të thotë se ju mund ta nënshkruani protokollin edhe pa pajtimin e Prishtinës, pasi keni kompetenca ekzekutive?
Limdal: Unë nuk thashë kështu. Ajo që thashë unë është se për ne është me rëndësi të kemi marrëveshje teknike në çfarëdo forme qoftë për të pasur këtë shkëmbim të rëndësishëm të informacioneve.