Mall kontrabandë, pranga tregtarit dhe dy shoferëve
Malli kontrabandë i sekuestruar arrin në vlerën e 40 mijë eurove dhe përshkonte itinerarin Itali-Greqi-Shqipëri. Arrestohet vëllai i një prej tregëtarëve më të mëdhenj të shumicës në Tiranë, në hetim dhe dy doganierë.
TIRANE- Policia sekuestron konfensione kineze kontrabandë me vlerë 40 mijë euro dhe përfundonin me autobusët e linjave Athinë Tiranë, duke përshkruar itinerarin Itali-Greqi-Shqipëri. Policia ka arrestuar Sokol Osmanin, vëllai i një prej tregëtarëve më të mëdhenj të shumicës për konfeksionet në Tregun e Madh Industrial të Tiranës. Në pranga kanë rënë dy shoferët e linjës Athinë-Tiranë të kompanisë Klid Ballkan, Rustem Xhixha me nipin Zyber Xhixha. Ndërsa është referuar për ndjekje penale si person juridik kompania Klid Ballkan dhe dy doganierët e doganës së Kakavijës. Operacioni i antikrimit ekonomik dhe financiar ka nisur prej orëve të vona të së mërkurës dhe është konkluduar nga zyra qëndrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Autobusi i Klid Ballkan ka hyrë në Kakavijë rreth mesnatës dhe sipas policisë nuk kishte asnjë pasagjer në bord. I tejmbushur me xhinse, çanta shkolle e valixhe, autobusi ka vijuar drejt Tiranës. Të njëjtat burime thanë se autobusi nuk ka ndaluar në stacionin e tij në Tiranë por është bllokuar në një rrugicë në lagjen e Kombinatit teksa dy shoferët shkarkonin konfeksionet në makinën e Sokol Osmanit. Sipas policisë njëri prej tre vëllezërve Osmani koordinonte kontrabandën e konfeksioneve kineze nga Italia për në Greqi dhe kryente transportin nga shteti helen drejt Tiranës, ku mallrat i priste Sokoli, ndërsa vëllai tjetër Bukurosh Osmani i shiste. Policia sekuestroi 1 mijë xhinse në autobus dhe 2 mijë të tjera si dhe të tjera mallra me vlerë 40 mijë euro në magazinë. Policia ka nisur prodecim penal për firmën e autobusit, për tjetërsim të destinacionit nga pasagjerë në mallra, si dhe kontrollorin fizik dhe përgjegjësin e turnit në doganën e Kapshticës. Këta të fundit janë justifikuar me ngarkesën e madhe të punës, pasi kishin përpunuar 47 autobusë të linjave të Greqisë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)