EULEX-i nis hetimet mbi varrezën e Rudnicës
EULEX-i ka nisur hetimet lidhur me dyshimet mbi ekzistencën e një varreze masive shqiptarësh të vrarë në jug të Serbisë gjatë luftës në Kosovë, në vendin e quajtur Rudnicë.
Aktualisht, misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX) nuk mund të japë detaje mbi dyshimet e ngritura për ekzistencën e një varreze të tillë.
"EULEX-i për momentin nuk është në një pozicion që të japë detaje të mëtejshme mbi një vend të dyshuar në Rudnicë, në jug të Serbisë, ku ndoshta mund të qëndrojnë mbetjet e një numri të viktimave të luftës në Kosovë e 1998-99", deklaroi zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes.
Më tej, Herodes ka shtuar se UNMIK-u ka kryer hetimet e veta, duke bërë gërmime në 2007-n në atë vend, por asgjë nuk është gjetur.