E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa mërdhin

Europa u godit sot nga një shtresë e re e borës dhe e akullit, si rezultat i dimrit brutal, i cili ka zhytur në kaos pjesën më të madhe të kontinentit.

Britanikët përjetuan natën më të ftohtë deri me tani të këtij dimri të acartë, me temperaturat të cilat ranë nën minus 18 gradë Celsius.

Kushtet e vështira kanë shtuar brengën edhe për furnizimin me energji elektrike në Britani, vend ky i cili po përjeton dimrin më të ashpër në dekadat e fundit. Autoritetet britanike kanë ndërprerë furnizimin me gaz të rreth 100 firmave të mëdha, për t’iu shmangur krizës potenciale.

Mori i ligë ka detyruar aeroportet në Britani, France dhe Irlandë që të anulojnë me qindra fluturime.

Mediet në Britani kanë njoftuar se së paku 22 persona kanë humbur jetën, si pasojë e aksidenteve për shkak të motit të ligë.

Irlanda gjithashtu po përjeton dimrin më të ashpër në pesë dekadat e fundit, me meteorologët të cilët kanë paralajmëruar se ky mot do të vazhdojë edhe për së paku pesë ditë.

Bora detyroi autoritetet në Francë që të mbyllin auto-rrugën, e cila lidhë pjesët jugperëndimore të Francës me qytetin e Barcelonës, në verilindje të Spanjës.

Norvegjia ishte në mesin e shteteve më të ftohta në Europë, me temperaturat prej minus 15 deri në minus 40 gradë, të cilat u regjistruan në pjesë të ndryshme të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›