E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç: Serbia të pranojë realitetin e ri në Kosovë

Duke iu drejtuar Parlamentit të Kosovës, gjatë një seance solemne të thirrur për nder të tij, presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç i ka bërë thirrje edhe Serbisë që të mos e pengojë integrimin e serbëve dhe e ftoi këtë vend që ta pranojë realitetin e ri në Kosovë.
"Federata jugosllave është shkatërruar dhe dihet botërisht se me fajin e kujt është shkatërruar. Rrota e historisë nuk kthehet më pas dhe as Kosova nuk mund të rikthehet më në Serbi", tha Mesiç.
Arkitektura e këtij rajoni, sipas Mesiçit, është e përfunduar dhe i tërë rajoni duhet të integrohet në Bashkimin Evropian. "Tani është vetëm çështja se me çfarë shpejtësie disa vende të caktuara do t'i bashkohen BE së", tha Mesiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›