E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i përsëri te Ministria e Limajt

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 10:58

Tri ditë rresht policë të EULEX-it kanë bastisur zyrën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Transportit dhe Postë -Telekomunikacionit të Kosovës, Nexhat Krasniqi.
Të veshur me rroba civile dhe larg syve të publikut, ata kanë mbledhur të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me tenderë të kësaj ministrie për të paktën pesë rrugë.

Burime të “Kohës Ditore” brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë thënë se pas intervistimit të Nexhat Krasniqit, të hënën dhe të martën, policë të EULEX-it, të specializuar kundër krimeve ekonomike, kanë vazhduar hetimet me bastisje në zyrën e tij, ku kanë marrë të gjitha materialet për tenderë rrugësh e dosje të tjera që konsiderohen të rëndësishme për zbardhjen e dyshimeve për korrupsion.

Bastisjen në Zyrën e Prokurimit e ka konfirmuar edhe EULEX-i pa dashur të jepte më shumë detaje nga hetimi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›