Vdiq regjisori Fahri Hysaj
Ka ndërruar jetë, në moshën 54 vjeçare, regjisori Fahri Hysaj. I lindur në vitin 1956 në Shtime, Hysaj ka studiuar regjinë e filmit në Zagreb.
Është autor i shumë filmave dokumentarë dhe programeve televizive të të gjitha zhanreve. Ishte përgjegjës artistik i programeve satelitore në TVSH.
Po ashtu, ishte një ndër themeluesit dhe pedagogët e drejtimit të Artit Dramatik në Universitetin e Tetovës dhe themelues i Degës për Regji Filmi në Akademine e Arteve në Tirane.
Më 1999 bashkë me Isa Qosjen themeloi Degën e Regjisë së Filmit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku punoi profesor. Ishte fitues i çmimit të parë të Ministrisë së Kulturës të Kosovës në vitin 2004 për skenarin e filmit dokumentar "Tri vrasje në derë të shtëpisë". Hysaj ishte, po ashtu, një ndër themeluesit e TiranaFilmFestival. Varrimi i Hysajt do të bëhet të shtunën, në Shtime.