E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i qëndron në veri të Kosovës

Misioni EULEX-it nuk tërheq forcat e veta nga veriu i Kosovës, por ai deklaron se do të jetë i pranishëm edhe në ditët në vijim. Ka qenë zëdhënësi i BE-së, Nikolas Hauton, ai i cili ka konfirmuar vijushmërinë e trupave të EULEX-it në veri të Kosovës.

Më tej ai ka deklaruar se gjendja në këtë zonë është e qetë, por e tensionuar. “Policia e EULEX-it, vazhdon të jetë e pranishme në masë të madhe në veri: në Mitrovicë, në ndërtesën e gjykatës, në vendkalime dhe në kuadër të patrullave”, ka theksuar Hauton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›