Kosovë, Banka Botërore 4.3 ml euro kredi
Në Prishtinë sot është nënshkruar marrëveshja ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore, për një kredi në vlerë prej 4.3 milionë euro, për mbështetje të sektorit financiar dhe të infrastrukturës së tregut në Kosovë. Duke folur në ceremoninë e nënshkrimit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo kredi ka për synim implemenitmin e projektit për forcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturën e tregut të Bakës Qendrore.
“Ne kemi për synim të ndërtojmë një Bankë Qendrore funksionale, të pavarur dhe me standarde evropiane”, tha Thaçi.
Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Ranjit Nayak, tha se objektivat e projektit janë ngritja e stabilitetit dhe zhvillimi i sektorit financiar dhe fuqizimi i infrastruktursë themelore të sektorit financiar.