E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në shesh, rëndohet trafiku në Tiranë

Devijimi i ri i qarkullimit të makinave që vijnë nga rruga e Durrësit, si pasojë e punimeve në sheshin "Skënderbej", por edhe fluksi i madh i automjeteve, ka shkaktuar një trafik të dendur në këtë zonë. Kryesisht, më problematik trafiku është në orët e para të mëngjesit, por dy ditët e fundit , përpara Muzeut Kombëtar dhe në kryqezimin te rruga e Durrësit, trafiku ka qene i rënduar për gjatë gjithë paraditës. Sipas drejtuesve të automjeteve, shkaktar për trafikun është devijimi i lëvizjes në disa akse që lidhen me sheshin "Skënderbej", dhe kjo gjë bën që ata të qëndrojnë për disa minuta pa lëvizur në trafik.
Fillimisht, si pasojë e devijimit që është bërë nga bashkia e Tiranës, policia bashkiake ka qenë ajo që ka drejtuar qarkullimin e automjeteve, por më vonë ka asistuar edhe policia rrugore e cila ka ndihmuar në zbutjen e trafikut. Një ditë më parë, bashkia e Tiranës ka devijuar drejtimin e automjeteve që vinin nga rruga e Durrësit, të cilët tashmë nuk mund të kalojnë përpara Muzeut Kombëtar por vetëm në krah të Bankës së Shqipërisë dhe përpara selisë së Partise Socialiste.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›