E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i të merret me veriun

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 09:27

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa është takuar të enjten me Përfaqësuesin e BE’së në Kosovë, Fernando Gentilini, me të cilin diskutoi për sfidat e Kosovës në procesin e integrimit europian, si dhe për bashkëpunimin në mes LDK’së dhe prezencës evropiane në Kosovë.

Gentilini ka thënë se BE’ja është e interesuar të ketë prezencë të fuqishme në Kosovë, ndërsa kryetari Mustafa, duke rikonfirmuar gatishmërinë e LDK’së për bashkëpunim të mëtejmë me praninë e BE’së në Kosovë, tha se është me rëndësi që prezenca europiane të jetë efektive dhe e suksesshme. Në këtë kontekst, ai kërkoi që prania e BE’së në Kosovë të merret më konkretisht edhe me sfidat në veri.

Në këtë takim është biseduar edhe për EULEX’in, ku sipas komunikatës së LDK’së, Mustafa ka thënë se pritjet e qytetarëve të Kosovës nga EULEX’i kanë qenë të mëdha.

“Prandaj, nëse vendoset ligjshmëria në Veri, e sidomos kthimi i gjykatave atje, kjo do të ndikonte në rritjen e mirëbesimit të qytetarëve të Kosovës ndaj EULEX’it”, ka thënë ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›