EULEX kontrollenë Zubin Potok3 të arrestuar
PRISHTINE- Policia e EULEX-it e mbështetur nga trupat e KFOR-it ka zhvilluar sot në mëngjes disa aksione kundër krimit të organizuar në Zubin Potok, ne Mitrovicen e Veriut, ku tre persona kanë përfunduar në pranga. Sipas Radio Evropa e Lire, EULEX ka kryer kontrolle ne katër vendbanime dhe në një biznes. Operacionet kishin si objektiv persona që kanë kryer evazion fiskal, trafikim mallrash dhe shmangie të pagesave doganore. Operacionet e sotme ne Zubin Potok, kryhen vetem dy dite pasi nje automjet zyrtar, i Policisë së Kosovës u sulmua dhe u dëmtua nga persona ende të panjohur. Policia tha se një grup personash kishin sulmuar automjetin me gurë dhe me mjete të forta, në kohën kur makina ishte e ndalur. Në kohën e sulmit në makinë ndodheshin dy zyrtarë të policisë, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u lëndua nga ky incident.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)
(s.g/NEWS24/balkanWeb)