E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca konstituive e Kuvendit më 21 Shkurt

PRISHTINE-Kryesia e vjetër e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e fundit ku ka caktuar 21 shkurtin si datë për mbajtjen e seanës së parë të Kuvendit të ri, në të cilën do të zgjidhet kryetari i Kuvendit, nënkryetarët si dhe do të bëhet betimi i deputetëve.

Ndërsa për zgjedhjen e presidentit, do të mbahet një seancë tjetër.
I pyetur nga gazetarët për përkrahjen që PDK i ka dhënë Behxhet Pacollit për president, Jakupi Krasniqi ka thënë se kjo është çështje e marrëveshjeve politike, dhe në këtë rast i ka ra atij të sakrifikohet.
Ditë më parë ishte caktuar 24 Shkurti si datë e mbajtjes së seancës së parë të Kuvendit të Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›