Këshilli i Sigurimitshqyrton nesërraportin për Kosovën
PRISHTINE- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë nesër pasdite, raportin e radhës mbi Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, që përfshin periudhën 19 tetor 2010 deri më 15 janar 2011, njofton Radio Televizioni i Kosovës.
Kosovën do ta përfaqësojë ushtruesja e detyrës së ministres së Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, ndërsa raportin e Sekretarit Ban Ki Moon do ta paraqesë përfaqësuesi i tij special në Kosovë, Lamberto Zanier.
Në raport, Sekretari i Përgjithshëm shpreh keqardhjen për shpërbërjen e koalicionit qeverisës në tetor të vitit të kaluar duke thënë se shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme e shtyu dialogun e paralajmëruar midis Prishtinës dhe Beogradit.
Ban Ki Moon shpreson që zhvillimet në Prishtinë do të çojnë në përshpejtimin e dialogut për të cilin ai u bën thirrje palëve që të kenë një qasje konstruktive. Lidhur me zgjedhjet e dhjetorit, Ban Ki Moon thotë se ato u mbajtën të qeta, ndonëse ka nënvizuar se organizatat që i mbikëqyrën kishin shfaqur shqetësimin mbi respektimin e standardeve demokratike.
Ban Ki Moon thekson edhe rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje të serbëve, ndërsa situatën e përgjithshëm në Kosovë e ka vlerësuar si të qetë. Sekretari Ban përmend edhe raportin në Këshillin e Evropës të senatorit zviceran Dick Marty, për të cilin thotë se ka zgjuar reagime të ndryshme dhe pakënaqësi të politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri. Ai thotë se në Kosovë i kanë hedhur poshtë pohimet e Marty-të si një sulm kriminal kundër shqiptarëve, përplot sajime të të dhënave që nuk ekzistojnë, të cilat nuk i ka provuar një hetim ndërkombëtar. Raporti megjithatë është mbështetur nga Serbia dhe një rrjet i atyre që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.
(e.n/news24/BalkanWeb)