E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, ceremoni shtetërore për 3-vjetorine pavarësisë

PRISHTINË- Përgatitjet për trevjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës kanë vënë në lëvizje institucionet më të larta. Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi organizon ceremoninë shtetërore të shënimit të pavarësisë.

Në këtë ceremoni janë ftuar që të marrin pjesë përfaqësuese të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, kori diplomatik i akredituar në Kosovë, përfaqësues të partive politike, personalitete të shquara të vendit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave.

Ndërkohë qeveria në largim e Kosovës nuk ka planifikuar ndonjë aktivitet të organizuar institucional për të shënuar përvjetorin e tretë të shpalljes së pavarësisë.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›