EULEX, marrin pjesë edhe 80 forca amerikane
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se do t’i bashkohen Misionit të bashkimit Europian në Kosovë, kyreisht polic dhe gjyqtarë. Kjo është hera e parë që forcat amerikane do jenë pjesë e një misioni evropian.
Konkretisht SHBA do të ketë 80 forca në EULEX. Ceremonia e firmosjes së marrëveshjes mes SHBA-së dhe BE-së do të zhvillohet të mërkurën në Bruksel në Këshillin e BE. Krijimi i EULEX u njoftua në fillim të vitit 2008 për të zëvendësuar misionin e OKB, UNMIK në Kosovë.
Në fakt tashmë ky mision nuk mund të quhet plotësisht evropian, pasi veç SHBA-ve edhe Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Kroacia kanë demonstruar qëllimin e tyre për të marrë pjesë në këtë mision. Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, prioritet që policët dhe gjyqtarët e parë amerikanë të mbërrijnë në Kosovë në mes të muajit dhjetor. Rusët nuk kanë shprehur dëshirë për pjesëmarrje, por serbët kanë sugjeruar që mund të ketë edhe ruse në këtë forcë.
EULEX ka mision të ndihmojë Kosovën për të ndërtuar kapacitetet në fushën e legjislacionit dhe sipas planit të kreut të OKB-së Ban Ki Moon, duhet të ketë rol neutral. EULEX ende nuk është shtrirë në të gjithë Kosovën, pasi në veri kundërshtohet nga serbët si mision i paligjshëm.