Përmbyset autobusi, vdesin tifozët e Juves
Janë, të paktën tre të vdekur në aksidentin rrugor që ndodhi në Etroubles mbi rrugën nacionale të Gran San Bernardos. Në bordin e autobusit që përfundoi jashtë rruge kishte turistë zviceranë, thuajse sigurisht emigrantë italianë, tifozë të Juventusit që po shkonin në Torino, për të parë ndeshjen e Championsit mes bardhezinjve dhe Realit të Madridit. Sipas burimeve policore, autobusi doli nga rruga në orën 15:45, në lartësinë e komunës së Etroublesit. Përveç tre të vdekurve të zyrtarizuar, ishin të paktën edhe dhjetë tifozë të plagosur rëndë. Autobusi u përmbys në pyjet e zonës lokale. Menjëherë ndërhynë karabinierët, "guardia di finanza" dhe zjarrfikësit, 118-ta dhe mbrojtja civile me dy helikopterë. Incidenti u verifikua pak kilometra nga kufiri me Zvicrën, drejt rrugës së gjatë që të çon në Aostë. "Që në kthesat e para në dishezë e kuptuam që drejtuesi i automjetit po zbriste shumë shpejt dhe se nuk kishte pamje me kthesat. Pastaj erdhi përplasja." Kështu, një tifoz i ri juventin nga Njshatelli (Zvicër), që ishte në autobusin që doli nga rruga, ka treguar aksidentin. "Pata menjëherë përshtypjen se nuk ishte i përgatitur për ta drejtuar mjetin, - vazhdon tifozi, - Dikush në autobus i tha madje të bënte kujdes." Sipas disa dëshmitarëve të tjerë, në autobus ishte një atmosferë feste, mes këngëve dhe koreve, në pritje për të mbërritur në stadiumin e Torinos për ndeshjes e mbrëmshme të Championsit mes Juventusit dhe Ralit të Madridit. Banorë të Etroublesit tregojnë se e kanë parë autobusin të ecë me shpejtësi para përmbysjes. Nga dalja e Gran San Bernardos (kufiri me Zvicrën) deri në Etroubles rruga është dishezë dhe aty ka disa kthesa për t'u marrë.