E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike, bankat kalojnë "stres- testin"

Pas një jave të frikshme në tregjet europiane, rezultatet e testeve të stresit për bankat konsiderohen pozitive. Nga 91 banka të Unionit vetëm 8 nuk e kaluan testin e Autoritetit Bankar Europian, 5 banka spanjolle, dy greke dhe një austriake. Në rrezik janë megjithatë dhe 16 të tjera mes të cilave portugezet BCP e BES.
 

Sprovën e kaluan bankat franceze dhe italiane pavarësisht ekspozimit të tyre ndaj aksioneve të Greqisë.
Për herë të parë këto teste morrën në konsideratë ekspozimin ndaj institucioneve të rrezikuara, domethënë morën parasysh dhe borxhin publik të vendeve në vështirësi.
 

Megjithatë ekspertët theksojnë se rezultatet e stress- testit nuk arrijnë të qetësojnë tregjet .17 vendet e eurozonës do të përpiqen që gjatë javës së ardhshme të pregatisin paketën e dytë të shpëtimit për Greqinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›