Mitrovica shkon në rivotim

Në 24 qendra votimi në rajonin e Mitrovicës do të shkohet në rivotim.
Lajmi bëhet publik nga mediat kosovare të cilat u referohen burimeve nga brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku, sipas tyre, për shkak të parregullsive të evidentuara pas rinumërimit të pjesshëm të votave, është marrë vendimi që në 24 qendra votimi, nga 29 gjithsej në këtë komunë të shkohet në rivotim.
Ndërsa rivotimi në Drenas, Skenderaj dhe Deçan, si dhe në disa qendra votimi në Lipjan e Malishevë, vjen pasi KQZ-ja ka anuluar rezultatin e zgjedhjeve në këto vende për shkak të parregullsive në procesin zgjedhor.