Krasniqi-Fitou:Periudhë e rëndësishmepër Kosovën
PRISHTINË- Ambasadori francez në Prishtinë, Jean-François Fitou, në një takim sot me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, theksoi se kjo periudhë, pas asaj të pavarësisë, është shumë e rëndësishme për Kosovën, për faktin se është periudhë e integrimeve evropiane. Ai tha se Parisi zyrtar e mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe integrimin evropian të saj.
Sa i përket bisedimeve me Beogradin, ambasadori francez theksoi se nuk do të diskutohet çështja e statusit dhe e kufijve të Kosovës, bën të ditur zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit.
Duke folur rreth bisedimeve me Beogradin, kryeparlamentari Krasniqi theksoi se Kosova obligohet nga rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe se në këtë proces mund të ndihmojë diplomacia franceze.
(m.a/ata/BalkanWeb)