EULEX nuk dergon gjyqtaret ne veri
Misioni i Bashkimit Evropian per sundim te ligjit dhe polici, EULEX, nuk do te jete pjese e rifunksionalizmit te gjykatave ne veri te Kosoves, ne te cilat kishte pushuar puna, qe pas shpalljes se pavaresise se vendit. Per te filluar punen e tyre atje, autoritetet e vendit thone se mbase duhet pritur sinjalet nga Beogradi. Ndonese administrata e Kombeve te Bashkuara tanime ka filluar procesin e rifunksionalizimit te Gjykates se Qarkut ne veri te Kosoves, duke derguar gjykates e prokurore nderkombetare atje, EULEX mohon te jete i perfshire ne kete proces. Zyrtarja per informim nga Ekipi Planifikues i BE-se per Kosoven, Kristina Herodes, thekson se me gjithe perpjekjet e EULEX-it per te shtrire autoritetin ne tere territorin e Kosoves, gjate vendosjes ne veri duhet te planifikohet me kujdes. "Misioni EULEX do te shtrihet ne tere Kosoven, por kete hap duhet ta pergatisim me shume kujdes, gje qe do te marre kohe. Sic jeni te njoftuar, EULEX akoma nuk eshte operacional, prandaj edhe gjykatesit dhe prokuroret e ketij misioni nuk do te shkojne ne Gjykaten e Qarkut ne veri", thote Herodes. Ne anen tjeter, zedhenesi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, thote se dergimi i gjykatesve dhe prokuroreve te UNMIK-ut, si dhe rifillimi i puneve te gjykatave ne veri, per momentin mbetet detyra e vetme e ketij misioni, i cili, sipas tij, nuk e ka per obligim t'i asistoje EULEX-it ne kete drejtim. "Gjykatesit dhe prokuroret nderkombetare qe po i dergojme atje, jane te UNMIK-ut. Kjo nuk eshte detyra jone, detyra jone eshte qe te hapen gjykatat", shprehet Ivanko. Vendimi i administrates se OKB-se ne Kosove, qe ne veri te kthehen fillimisht vetem gjykates e prokurore nderkombetare, vleresohet si nje iniciative pozitive nga ana e autoriteteve vendore te Republikes. Ceshtja e gjykatave ne veri te Kosoves eshte po ashtu pjese e planit per rikonfigurim te sekretarit gjeneral te OKB-se, plan i cili parasheh bisedime per disa ceshtje akoma te pa krijuara ndermjet Prishtines e Beogradit. Si rrjedhoje, per te rivendosur punonjesit vendore te gjykatave ne veri, zyrtaret e drejtesise kosovare thone se duhet pritur sinjali nga Beogradi zyrtar.