E Diel, 1 Nëntor 2026

KFOR-i ia dorezon UNMIK-ut kontrollin mbi gjykatat ne veri

Forcat e KFOR-it ia kane dorezuar dje UNMIK-ut kontrollin mbi gjykatat ne veri te Mitrovices. Keshtu ka bere te ditur zedhenesi i misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Alexander Ivanko. Ne nje prononcim per shtyp ai ka bere te ditur se ne ndertesen e gjykatave dhe perreth saj do te vendosen pjesetaret e policise se UNMIK-ut, mirepo ka shtuar se aty, ne nje numer te kufizuar, do te mbeten edhe pjesetaret e KFOR-it.

Sinjali

Ministrja e Drejtesise se Kosoves, Nekibe Kelmendi, shprehet e sigurt se ne gjykatat ne veri do te kthehen edhe gjykates shqiptare dhe te komuniteteve te tjera, duke theksuar se, sigurisht qe do te merret nje sinjal nga Beogradi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›