Sejdiu: Ambasade edhe ne Malin e Zi
/>Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, paralajmëroi se Kosova, në fillim të këtij viti, do të hapë ambasadën në Mal të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat në Podgoricë të cilat citojnë presidentin Sejdiu të jetë shprehur se vendosja e marrëdhënieve të dyanshme është në interes të dy vendeve.
Sejdiu citohet të jetë shprehur se për këtë çështje është biseduar dhe me presidentin Vujanovic dhe me ministrin e Jashtëm Roçen. "Nuk mund të them saktësisht se në cilën ditë do të bëhet kjo, pasi po zhvillohen edhe disa procedura të brendshme", është shprehur Fatmir Sejdiu.
Duke reaguar për politikën e Serbisë ndaj Kosovës, presidenti Sejdiu tha se " për fat të keq politika serbe ende nuk po mund të lirohet nga qëndrimi që e ka pasur Sllobodan Millosheviqi" dhe shtoi se " unë them se nuk ka luftë, ndërsa retorika ka mbetur e njëjtë".