E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX operativ në Kosovë

Prishtinë-Misioni civil evropian në Kosovë, EULEX, gjatë ditë të sotme deklaron zyrtarisht Kapacitetin e Plotë Operativ të tij. Gjatë ditë së sotme, pritet të hapet selia kryesore e këtij misioni. Pas fjalimit të Yves de Kermabon, shef i Misionit të EULEX-it dhe Pieter Feithit, përfaqësuesi special i BE-së, do të bëhet prerja e shiritit të selisë së ardhshme kryesore të EULEX-it, që është ish-ndërtesa e Farmedit në Prishtinë.

Sipas një komunikate për media të Zyrës për informim të EULEX-it, bëhet e ditur se ky mision është bërë operativ që nga 9 dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa theksohet se, deri më tani ka pasur numër të madh të sukseseve që kur EULEX-i ka filluar të implementojë mandatin e tij në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës.

Ndër sukseset e këtij misioni theksohet shtrirja e tij në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë incident, që nga 9 dhjetor 2008; lansimi i suksesshëm i Qasjes Programatike në Gjyqësi, Polici dhe Dogana në të gjithë Kosovën; informimi i komuniteteve rreth mandatit që ka EULEX-i; caktimi i më shumë se 80 seancave dëgjimi nga ana e Komponentit të Drejtësisë: identifikimi i mbetjeve mortore të ish 23 personave të pagjetur, 18 të të cilave ju kanë kthyer familjeve të tyre, rithemelimi i një pjese të kontrolleve doganore në portat veriore etj. /telegrafi/start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›