Sejdiu: Një ditë, Kosova do të ketë misione në NATO
Prishtinë- Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram urimi Kryeministrit të Danimarkës, z. Anders Fogh Rasmussen, i cili është zgjedhur Sekretar i ri i Përgjithshëm i NATO-s, si dhe një telegram falënderimi Sekretarit të deritanishëm, z. Jaap de Hoop Scheffer.
“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë të vendosur për të ndërtuar një forcë të veten moderne të mbrojtjes, e cila do të jetë një ditë kontribuuese direkte në operacionet paqeruajtëse të NATO-s kudo në botë, për të mirën e paqes dhe të sigurisë së kombeve”-shkruan ndër të tjerash Sejdiu, në telegramin e urimit dhe të falënderimit.
“Duke qenë thellësisht të bindur për përkushtimin Tuaj personal dhe të gjithë Aleancës Veriatlantike për të ndihmuar vendin tonë në udhën e mëtejshme të integrimit, urojmë që të keni shëndet, fat dhe suksese. Ndërkaq, në falënderimin për Sekretarin e deritanishëm, z. Jaap de Hoop Scheffer, Presidenti Sejdiu ka vlerësuar sukseset e shumta të NATO-s gjatë udhëheqjes së tij, që kulmoi këto ditë me anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë në këtë aleancë, si një akt shumë domethënës për sigurinë e kësaj pjese të Evropës Juglindore”-vijon.
“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohës për gjithë atë që keni bërë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë”, ka vijuar Presidenti Sejdiu. Po ashtu, ai ka ritheksuar bindjen e plotë se komandantët dhe ushtarët e NATO-s që shërbejnë në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, do të vazhdojnë të punojnë sikundër deri më tani, duke qenë një shembull i jashtëzakonshëm i angazhimit për paqen dhe sigurinë e të gjithëve njerëzve pa dallim etnie, race a besimi, njofton Zyra për informim pranë Presidentit të Republikës.