MASHT: Pagesa për maturantët, e detyrueshme
Prishtinë-MASHT reagon ndaj deklaratës së Rinisë Reformiste ORA, e cila në konferencën për media, të mbajtur të shtunën, e quan të pajustifikueshme pagesën prej 10 eurosh të cilën duhet ta paguajnë maturantët për testin e maturës shtetërore. Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës ( KQSHM ) me kohë kanë informuar maturantët për pagesën prej 10 eurosh. Pra, për dallim nga Rinia Reformiste ORA, e cila për maturantët kujtohet tanimë kur ka filluar paraqitja për provimin e maturës, KQSHM ka informuar maturantët që në dhjetor të vitit 2008.
Pagesa për provimin shtetëror të maturës është obligim ligjor , prandaj Rinia Reformiste si pjesë e Partisë Reformiste ORA është dashur që fillimisht ta lexojnë ligjin e pastaj të reagojnë. Provimi shtetëror i maturës organizohet mbështetur në Ligjin Për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës, nr. 03 / L – 018 . Neni 17 I këtij ligji përcakton kriteret për paraqitjen e provimit përfundimtar dhe të maturës. Në pikën 3.3 të këtij neni përcaktohet që maturantët për ta kompletuar dokumentacionin e nevojshëm duhet që të kenë edhe “ dëshminë e kryerjes së pagesës në bankë”. Ndërsa, në pikën 5 të Nenit 17 thuhet që : “Vlera e pagesës për provimin përfundimtar dhe provimin e maturës shtetërore caktohet për çdo afat nga KQSHM”.
Duke u mbështetur në këtë obligim ligjor dhe duke pasur parasysh gjendjen ekonomike të qytetarëve të Republikës së Kosovës, KQSHM mbas analizave të shumta ka vendosur që maturantët të paguajnë shumën minimale prej 10 eurosh. MASHT dhe KQSHM në vazhdimësi janë përkrahë maturantëve dhe kërkojnë nga subjektet politike që të qëndrojnë larg politizimit të maturantëve dhe procesit të maturës, thuhet në reagimin e MASHT-it.rtk