EULEX po përgatitet për gjykatat në veri
Në mbledhjen e radhës së këtij këshilli, të kryesuar nga Lirije Osmani, përveç anëtarëve të KGJK-së, morën pjesë edhe Alberto Perduca, shef i Komponentës së Drejtësisë të EULEX-it në Kosovë, si dhe zëvendësi i tij Bernard Rabatel, Maria Giuliana Civinini, kryetare e Asamblesë së Gjykatësve të EULEX-it, Anette Milk, zëvendës kryeprokurore e EULEX-it, përfaqësues nga NCSC, USAID-i, etj.
Lidhur me këtë temë Këshillin e informoi Alberto Perduca, shef i Komponentës së Drejtësisë të EULEX-it në Kosovë, i cili premtoi mbështetje të plotë lidhur me punën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe angazhimin e komponentës së drejtësisë për krijimin e kushteve dhe të rrethanave që sa më parë të rifillon puna në gjykatat e veriut të Kosovës.
Me këtë rast, Perduca në mes të tjerash theksoi se: “Një funksionim normal i drejtësisë në Kosovë do të vendoset, vetëm nëse përfshihen në gjyqësor të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtar뒒.
Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Punës të Departamentit të Administratës dhe Personelit të Sekretariatit të KGJK-së.
Këshilli, shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushë kompetenca e vet, siç janë; çështja e unifikimit te procedurës për ndarjen e lëndëve në gjyqësorin e Kosovës, çështja e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve etj. (telegrafi/ start)