Enti Shtetëror i Statistikave fatal për shqiptarët
Studiuesit shqiptarë të çështjeve demografike kërkojnë që të bëhet ndërhyrje në këtë institucion dhe të merret parasysh roli i kuadrit shqiptar në tetë sektorët që janë dhe që vazhdimisht janë një makineri që nxjerrin shifra për trendet shoqërore, ekonomike dhe të sferave të ndryshme në vend.
Eksperti i çështjeve demografike, prof.dr. Asllan Selmani ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se është e nevojshme ndërhyrja e patjetërsueshme në këtë institucion. “Vlerësoj se duhet që të kemi një përfaqësim aty dhe më në fund të kihet një qasje. Për 20 vite gati të gjitha partitë që kanë qenë në Qeveri kanë qenë shumë të itneresuara që të ketë shqiptarë të punësuar në këtë Ent të statistikave, por këtë gjë nuk kanë mundur ta realizojnë asnjëherë. Kjo çështje mendoj se është shumë e vështirë.
Sa i përket manipulimeve me siguri se ka, sepse duhet të merret parasysh vetëm shifra e 250 mijë qytetarëve që ende janë në listat e votimit dhe sigurisht që ky numër futet edhe në shifrat e popullësisë shumicë në Maqedoni”, ka theksuar Asllan Selmani, i cili nënvizon se shifra reale e shqiptarëve në Maqedoni shkon mbi 33 për qind.
Organizata “Illyricum Libertas” ka bërë thirrje që t`i kushtohet kujdes këtij institucioni. “Enti i Statistikave është i rëndësishëm dhe doemos duhet të kemi shqiptarë në të gjitha nivelet vendimarrëse. Ne nuk jemi aspak të kënaqur me punën e deritanishme të këtij institucioni republikan. Edhe më herët ka pasur dyshime të forta për manipulime si me numrat e popullsisë shqiptare ashtu edhe me numrin e votuesve. Për këto arsye apelojmë deri te politika shqiptare që të ushtrojë trysninë dhe presionin e duhur në mënyrë që të evitohet kjo situatë absurde dhe e padurueshme”, ka theksuar për INA drejtuesi i kësaj organizate, Valon Kurtishi, duke apeluar që partitë politike bashkë me OJQ-të të angazhohen seriozisht mër reformimin e këtij institucioni.
Edhe zëra ndërkombëtarë në Shkup e kanë vlerësuar si problematik këtë institucion që përkujdeset për shifrat shtetërore, por ata kanë kërkuar që përgjegjësit të kërkohen nga ana institucionale, përmes subjekteve politike shqiptare.
Studiuesit dhe demografët shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë për krijimin e opinionit manipulues dhe skenarët për uljen e përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni, para regjistrimit të ardhshëm zyrtar të popullsisë që do të bëhet në vitin 2011. Dy parti minore maqedonase të afërta me pushtetin nxorën të dhëna manipulative se shqiptarët në Maqedoni janë 17 për qind dhe jo 25 për qind sipas shifrave zyrtare.
Sipas regjistrimeve të vitit 1994, 23 për qind e popullsisë ishte shqiptare, ndërkohë që nga regjistrimi i vitit 2002, numri i shqiptarëve u rrit edhe me 68 mijë, diku 25 për qind. Regjistrimet e ardhshme në vitin 2011 pritet të japin pasqyrën e qartë për përqindjen e shqiptarëve në vend. Në fund të majit të këtij viti u realizua regjistrimi provues i popullsisë, ku janë përfshirë dy mijë amvisëri dhe 10 mijë persona, por që këto shifra nuk do të bëhen publike, por do të shfrytëzohen për qëllime të Entit Shtetëror të Statistikave.
Përfaqësimi në Entin e Statistikave
Drejtore: mr.Bllagica Novkovska;
Zëvendësdrejtore: Sllavica Stankovska;
8 sektorët në tërë udhëhiqen nga kuadro të nacionalitetit maqedonas;
Lëvizja e parë në Entin Shtetëror të Statistikave filloi në vitin 2007 , kur në Këshillin e këtij institucioni për herë të parë u emëruan dy shqiptarë, kuadro të profesionalizuara.
Nivelet e poshtme nëpër njësi gjithashtu udhëhiqen dhe dominojnë kuadro të nacionalitetit maqedonas
Në të gjitha njësitë rajonale duke përfshirë edhe Tetovën dhe Kumanovën, të gjithë udhëheqësit janë kuadro maqedonase. (INA/start)