Sejdiu: Zgjedhjet, test i madh për demokracinë
Sipas tij, incidentet sporadike të ditëve të fundit, assesi nuk e zbehin përshtypjen e mirë që është krijuar tashmë për ecurinë e deritanishme të kësaj fushate.
“Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit janë një test i madh i demokracisë për të gjithë ne, ndaj ju thërras sërish që këtë të diel, në mënyrë masive, të dilni në vendvotime dhe të përcaktoni vetë se kush do t’ju prijë në qytetet tuaja gjatë katër vjetëve të ardhshëm”, theksoi Sejdiu.
Ai shtoi se mosdalja në zgjedhje e heq të drejtën e kërkimit të llogaridhënies nga ata që do të marrin mandatin për të qeverisur komunat. Për këtë arsye, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm.
“Këto zgjedhje janë me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit tonë. Ato janë një test i rëndësishëm edhe për proceset e mëtejme të integrimit në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare”, nënvizoi Presidenti i Kosovës.
Në fund, kreu i shtetit të Kosovës, ka ftuar partitë politike, kandidatët e pavarur dhe veçmas Komisionin Qendror Zgjedhor dhe mekanizmat e tij që ta kryejnë detyrën e tyre me dinjitet dhe me profesionalizëm, duke e zbatuar në tërësi Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.