E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni Parlamenti shperndahet me 31 mars

Kryeministri maqedonas ben gati zgjedhjet e parakohshme duke propozuar shperndarjen e Kuvendit ne fund te muajit

Kryetari i VMRO-DPMNE dhe njeherit Kryeministri i Maqedonise Nikolla Gruevski gjate takimit te sotem me kreun e opozites maqedonase Branko Cervenkovski ka propozuar shperberjen e Parlamentit me 31 mars.

Nga ana e VMRO-DPMNE-se sic informojne perfaqesues te saj ne takim eshte propozuar axhende komplete me masa dhe aktivitete te cilat duhet te ndermerren gjate diteve te ardhshme ndersa eshte ne pajtim me kerkesat dhe kushtet e opozites qe praktikisht paraqet edhe pranim i kerkesave legjitime nga opozita.

Neser ne seance te Kuvendit duhet te zgjidhet kryetari i KSHZ-se me cka nenkuptohet dhe pritet qe opozita te kthehet ne Kuvend dhe te votoje per propozimin e saj. Nese LSDM-ja nuk kthehet ne Kuvend nuk perjashtohet mundesia qe shumica vetem ta zgjedhe kryetarin e KSHZ-se.

VMRO-DPMNE-ja propozon qe neser te miratohen edhe ndryshimet e Kodit zgjedhor ne pajtim me kerkesat e LSDM-se gjegjesisht rekomandimet e OSBE-se dhe ODIHR-it. Sipas kornizes kohore te VMRO-DPMNE-se neser duhet te formohet edhe komision per konfirmim te gjendjes me Kodin Zgjedhor me crast per VMRO-DPMNE-ne eshte e pranueshme qe edhe kryetari i ketij komisioni te jete nga LSDM-ja. Ky komision me 26 mars ta kryeje punen e vet dhe te dorezoje raport deri te Kuvendi ndersa po i njejti raport me se voni deri me 30 mars te pranohet.

Ne kete plan VMRO-DPMNE-ja propozon qe Kuvendi te shperbehet me 31 mars te vitit 2011.

Gjate bisedimeve te deritanishme eshte hapur ceshtja per Kodin Zgjedhor me crast LSDM-ja ka qendruar ne kerkesat e njejta ndersa parakushti per zhbllokim te llogarive te mediumeve nga Pero Nakov p.n. tani po behet kusht.

Ata kerkojne qe ne Kodin Zgjedhor te futen rekomandimet e OSBE-se dhe ODIHR-se propozimet qe ata i kane dhene ne propozimin e tyre per ndryshime te Kodit Zgjedhor te derguara deri te Kuvendi me 5 shtator vitin e kaluar ne te cilat jane perfshire kuotat e garantuara per bashkesite me te vogla etnike dhe keshillat zgjedhore te perbehen nga anetare te partive.

Gjithashtu i kane theksuar edhe kerkesat e tyre lidhur me votimin e diaspores. Sic informojne nga LSDM-ja ata do te kthehen ne Kuvend vetem ne qofte se pastrohet lista zgjedhore miratohen ndryshimet e ligjit zgjedhor dhe miratohet ligji ose kodeksi per rregullim te punes se mediave lidhur me ndarjen e fushatave qeveritare si dhe kushti i lidhur me mediat nga Pero Nakov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›