Frike nga radiacioni ne Japoni
Qeveria japoneze thote se radiacioni nga uzina berthamore Fukushima Daiichi ka arritur nivele qe te demtojne.
Ky paralajmerim vjen pasi uzina u godit nga nje shperthim i trete qe duket se ka demtuar per here te pare nje nga sistemet mbrojtese te reaktoreve.
Nese mbulesa mbrojtese pershkohet atehere ekziston frika per rrjedhje me serioze te radiacionit.
Zyrtaret e kane zgjeruar zonen e rrezikut duke paralajmeruar banoret ne nje rreze prej 30 km qe te largohen ose te qendrojne brenda ndertesave.
Kjo krize eshte shkaktuar nga termeti i te premtes se shkuar dhe cunamit qe e pasoi ate ne Japonine verilindore.
Te marten ne mengjes reaktori 2 pesoi shperthimin e trete ne kater dite ne uzinen Fukushima Daiichi.
Gjithashtu ka pasur edhe nje zjarr ne reaktorin 4 te uzines qe besohet se ka shkaktuar rrjedhjen radioaktive.
Reaktori 4 ishte mbyllur para termetit per punime mirembajtese por shufrat e saj berthamore te perdorura ndodhen ende ne te.
Njoftohet se nivelet e radiacionit ne kryeqytetin japonez Tokio - 250 km me larg - jane me te larta se normalja por zyrtaret thone se nuk ka rreziqe per shendetin.