Banorët e Orikumit, sërish në protesta
Vlorë
Dhjetëra banorë të Orikumit kanë protestuar dje, duke bllokuar bulevardin e qytezës për gati dy orë. Protestuesit, ish-punonjës të NB-së, kanë kërkuar njohjen e pronësisë mbi tokat që u janë dhënë në bazë të ligjit 7501. Dje ata kanë kërkuar nga Kryeministri Sali Berisha që të shkojë në Orikum dhe të ndërhyjë për largimin e mafiozëve nga tokat e tyre. Pas leximit të kërkesave të tyre, ata janë shpërndarë qetësisht, duke paralajmëruar protesta të tjera nëse nuk marrin përgjigje pozitive nga institucionet shtetërore.
#