EULEX synon ti bartë përgjegjësitë te institucionet e Kosovës

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, ka deklaruar sot se qëllimi i Misionit të BE-së në Kosovë në dy vitet e ardhshme është që institucionet e Kosovës të kenë më shumë përgjegjësi ekzekutive.
Marnhac ka folur për Tanjug edhe rreth raportit programor të EULEX-it i cili së shpejti do të prezantohet dhe ka theksuar se raporti insiston në rolin e EULEX-it i cili “përcjellë, mbikëqyr dhe këshillon” në forcimin e institucioneve të Kosovës.
Në raport është dhënë vlerësimi për përparimin e institucioneve kosovare të cilat janë përgjegjëse për sundimin e ligjit dhe janë definuar fushat ku ende ka nevojë të arrihet sukses në përmirësimin e punës së atyre institucioneve, ka thënë Marnhac.
“Sa i përket përgjegjësive ekzekutive, qëllimi ynë është që me kalimin e kohës të gjitha ato përgjegjësi t’ia dorëzojmë institucioneve të Kosovës, varësisht nga përparimi që bëjnë”, ka thënë shefi i EULEX-it.