Shqiptarët e Maqedonisë “duan” luftë edhe në Iran

Opsioni i parë është: pasi shumica kanë viza të SHBA-së, të shkojnë të punojnë atje, i dyti, të punojnë në zonat ku ka më pak përleshje ushtarake, kurse i treti është që të shkojnë në Iran, e atje të punojnë si logjistikë e ushtrisë së SHBA-ve dhe NATO-s.
Nëse kjo nuk realizohet, pas vitit 2013-14, kur përfundojnë misionet e NATO-s në Irak dhe Afganistan, atëherë Kumanovës dhe Tetovës i kërcënohet një goditje e madhe ekonomike që do të lë pa punë shumë persona, pasi do të ndërpriten punimet në ndërtimtari dhe në veprimtaritë shërbyese, shkruan Alsat-M.
Qendra për Analiza Ekonomike propozon që të detyrohen këta punëtorë që mjetet e fituara t’i investojnë në biznese. Opsioni i parë është që t’i japin në fonde investuese, ku profesionistët do t’ua investojnë mjetet për një normë solide të interesit, kurse opsioni i dytë është që komunat aktivisht të përfshihen në motivimin e këtyre qytetarëve.
“Një plasman më pak i rrezikshëm i këtyre mjeteve është që përmes partneritetit publik dhe privat, ku investuesi privat investon në kryerjen e disa shërbimeve publike, me çka Komuna iu garanton një nivel të caktuar të të hyrave, do të kisha thënë ndonjë fitim real objektiv dhe ulje të rrezikut të tregut nga falimentimi i këtyre firmave”, tha Hristian Ristoski, nga kjo qendër.
Sipas disa përllogaritjeve, 35% e atyre që punojnë në Irak dhe Afganistan për çdo vit në vend dërgojnë prej 10 deri 25 mijë euro, një përqindje të njëjtë e dërgojnë prej 25 deri 50 mijë euro, derisa 30% të tjerë dërgojnë ose më pak ose më shumë.
Vitin e kaluar të hyrat nga këto transferta janë rritur. Ndërkohë duhet theksuar se të hyrat e përgjithshme nga të gjithë mërgimtarët dhe punëtorët që punojnë Maqedonisë arrijnë në 1.5 miliard euro në vit. Kjo është 20% e Prodhimit Bruto Vendor dhe është për pesë herë më shumë se investimet e huaja të drejtpërdrejta në vitin e kaluar.